Poems by Kumrie Shala

Επιμέλεια: Εύα Πετροπούλου Λιανού

Biografia e KUMRIE SHALA

Kumrie Avdyl Shala, e lindur në Dhjetor 1971, në Graboc, jeton dhe punon në Pejë, me prejardhje nga Shala e vendit te Republikës së Shqipërisë, rrjedh nga një familje kombëtare liridashëse shqiptare.
Kumria që e vogël nga shkolla fillore, e mesme edhe nga studimet universitare kontribuojë dhe punoj për çlirimin dhe lirinë e shtetit të Kosovës. Është aktiviste, koordinatore si dhe Veterane –Luftëtare se UÇK-së
Ka të kryer: Shkollën e Mesme Profesionale “ Arti Figurativ -drejtimi Dizajn Tekstili-Pejë.
E Diplomuar në Fakulteti e Edukimit katër vjeçar, Universiteti-Prishtinë “Hasan Prishtina”.
Certifikuar; në dy nivele në shkollë të Gazetarisë.
E Diplomuar; Kolegjin Tempulli në Departamentin e Instruktoreve, në nivelin e IV sipas ISCED-it – Prishtinë.
E Certifikuar; Institutin e Kosovës në Mardhënje me Publikun, Strugë- Maqedoni e Veriu. Nga viti 1999, ka punuar dhe punon në Informimit Publik, në Komunën e Pejës, gazetare, e tani Shefe ne Zyrën e Kategorive të Luftës në Drejtorinë e Mirëqene Sociale në Komunën e Pejës.
-Është Zyrtare Komunale për të Zhdukurit e luftës ne zyrën e Komisionit Qeveritar-Prishtinë.
-Anëtare e Këshillit Koordinues i Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve te Kosovës. Koordinatore Humaniste në Këshillin Emergjent në Shoqatën “Nëna Terezë” dhe bashkëpunëtore ne KMDLNJ–në Pejë. Gazetare, Bashkëpunëtore Profesionale në gazeta e revista: Dukagjini, Press, Dea, Revisten Peja etj. Që nga vitet e hershme ka fillua të merret me Artin Letrarë me Prozë, Poezi, Ese e Tregime.
Në vitin 2022 botoi librin e parë me poezi –
“GJËMË E MËNË LIRIE“
Ne vitin 2023 vjen me librin e dytë poetik;
“GJURMË QË NUK FSHIHEN “
Dhe libri i tret ASHTI DASHUNISË
Ajo është pjesëmarrëse në disa Antologji;
Ku po përfshijmë disa nga ato si psh.
Revista Antologjike;
– Pena e Artë 1 – 2022
– Pena e Artë 2 – 2023
-Pena e Artë 3-2023-Lezhë-Shqiperi
– Metafora – 2023-Zvicer
-“Në prehër te Gjalicës”- 2022-2023- Kukës-Shqipëri
-“Metamorfoza e Vjeshtës” –Viti-Kosovë
-Shkodër -Nderi Kombit” Gazeta Dukagjini”- 2022-2023-Shqipëri
-Suedi- Revista Dituria – ne Mërgimi 2023
-Itali- Dritare ,dhe gazetare e Gazetës Albani Press 2022-2023 etj.
E Certifikuar nga gazeta prestigjioze “The dayli Global National” Me titulli: Ambasadore Ndërkombëtare e Paqes, si dhe shumë Mirënjohje nga revistat dhe gazetat e shteteve te ndryshme vendore e ndërkombëtare ne fushë e letërsisë. (shiko profil fcb. Kumrie Avdyl Shala.)

E PËRDHUNUARA E SHEKULLIT 21

Nëntori më kujton frikën e një gruaje syshkruar,
një gruaje, një zonjë të shtypur,
Edhe në shekullin njëzetenjë
E shtypur nga vuajtja shpirtërore,
nga privimi lirisë
për dashuri të paarrirë,
për vetveten e përvëluar.

Shpirti saj i plagosur që moti hesht,
hesht edhe sot.

Eh, femra, grua shkreta,
e shtypura nga këmbët gjer te koka,
Nga i pabesi me të cilin ndan jastakun.

Femra, e burgsura në liri,
E dashura grua, femër shkreta,
Çdo ditë lozin me fatin tënd
E, edhe sot në këtë shekull.

Femër shkreta, gjithmonë në vajë
shërbëtore shejtani të bënë,
Saherë që ia do qefi luan e shan
me ndjenjat e me fatin e saj,
Në të njëjtin jastak ven kokën,
e të rrah e të bën nishan.
E ti venëprera nga dhembja rënkon
e ai i tërbuari seks nga ti kerkon.

Eh, grua shkreta!
Në dinjitet të përdhosin,
të hudhin si leckë, prore,
e sa herë deshën të përdhunuan pa mëshirë,
e ti, prapë heshte, e po hesht, e shkreta femër.
Femëra – rob epshesh e gjinisë mashkullore.

AROMË DASHURIE

Sikur nuk të pash vetëm edhe njëherë, e të shkrihem në gjoksin tënd,
të marrë forcë nga dihama jote, e nga aroma trupit tënd.

Si s’të pash të paktën një herë,e të shkrihem e tëra nën yjet e qiellit, në bregun e detit, në varkën e peshkatarit, ta puthi atë buzë të coptuar me nishan nga malli.

Me puthjet e zjarrta të dehem e tëra,të afrohem shtat për shtat, mos t’na ndaj as drita e hënës,
as shtrati i punuar me kashtë.

Të ngjitemi  për shtati si një trup i vetëm pranë aromës së valëve të detit,  duke u dashtë çmendurisht.

Nese isha ngrirë nga të ftohtit, ty do të kisha dasht afër të ma shkrish këtë zemër te ngrirë.
Ta përkedhelësh me afsh bashkë me të ziun fat.

Oh, sa fort kisha dasht me të pas afër, e me afshin tim, me të shtrënguar fort e me të dashtë me te dashtë pambarim..

Detit e malit me ju lëshu vikamë duke përmend emrin tënd, se vetëm Zotin e kam dëshmitar, se fort të doja, e dua të të kem pranë.

VULLKAN SHPIRTI

Mos hesht, mos u frigëso,
Minutat mos i numro
Se, nuk janë aliej ata, as jashtëtoksorë,
Është premtim, askënd në qaf s’ke marrë,
përveq vetës sate që ia shton një barrë.

Me zinxhir të dragojit të lidhën
duke të tërhequr zvarr,
që të shmangësh nga premtimi.
Mbi zjarr të ndezur të farkatarit
deshën të të hudhin,
E, nga premtimi s´hoqe dorë.

Ti kurdisim telat e kitarës
E, t´i thurim melodi shpirtit,
Që të shpërthejë si vullkan.
E ti rri, frigoju heshtjës së bardhë!

Përcjell melodinë e dhembjës çdo natë,
Jeto me frikë e me ankth,
Shushurimat e shpirtit do digjen si në zjarr,
Por, unë, kurrë nuk do të tërhiqem.

polismagazino.gr